Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoti e bën me zyre Kurtin në objektin e Qeverisë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar sot një rregullore për organizimin e vendeve të punës në Zyrën e Kryeministrit, përmes së cilës ka themeluar Zyrën e ish-Kryeministrit.

Bazuar në nenin 6 të kësaj rregulloreje, pika 1.19, parashihet themelimi i Zyrës së ish-Kryeministrit. Neni 6 i rregullores përcakton Zyrat dhe Divizionet në kuadër të Zyrës së Kryeministri.

Hoti është shprehur optimist se me hyrjen në fuqi të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit, do të rritet efikasiteti i punës në qeveri.

Kryeministri aktual u ka bërë thirrje ministrave që të përvetësojnë dhe zbatojnë këtë reformë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Me qellim që qeverisja të jetë efikase dhe e organizuar mirë, u kam kërkuar të gjithë ministrave ta kryejnë këtë reformë sa më parë dhe në përputhje të plotë me ligjin”, ka thënë Hoti.

Rregullorja pritet të hyjë në fuqi brenda dy javësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]