Kryeministri Avdullah Hoti thotë se gjendja në vend është alarmante, pas rritjes së numrit të të prekurve me Covid-19 në vend. Madje, ai thotë se kjo mund të rikthejmë edhe masat kufizuese të mëparshme.
“Janë liruar masat në javët e fundit të cilat duket se kanë prodhuar këtë rezultat që jemi duke e parë ditët e fundit. Sot me informatat që kemi marrë nga Instituti gjendja është alarmante. Nëse nuk vetëdijësohemi për të respektu strikt udhëzimet e ekspertëve shëndetësor ne jemi të detyruar t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët për të mbrojt jetën e qytetarëve”, tha Hoti.
Lexo Edhe:
Hoti: Jemi në situatë alarmante, nëse nuk ka kujdes do të rikthejmë masat e kufizimit
“Bëj apel te secili qytetar që të na ndihmoj që ta kalojmë sa më lehtë”, theksoi ai.
Sipas Hotit, rikthimi i mundshëm në gjendjen e izolimit do të shkaktonte kolaps ekonomik.
“Këtë rezultat i shkëlqyeshëm që është arrit nga ekspertët shëndetësor mos ta humbasim nga pakujdesia. Gjendja është tepër serioze, nëse rastet na rriten, nëse sillemi ashtu si jemi sjellë gjatë ditëve të fundit nuk kemi zgjidhje përveçse të rikthejmë masat e mëparshme dhe atëher sistemi jonë ekonomik do të kolapsojë”, theksoi Hoti.