fbpx

Hoti: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti ka sjellë vetëm dështime

nga Revista Kosovarja

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të përmirësuar situatën aktuale të vendit.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Hoti derisa thotë se Qeveria Kurti tashmë është dorëzuar, ai uron që procesi zgjedhor të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që të ketë një qeveri të përgjegjshme që udhëheq vendin në bashkëpunim me aleatët, pasi sipas tij, kjo ka munguar me qeverinë aktuale.

Ish-ministri i Financave thekson se nga vizitat e tij në Evropë dhe në terren ‘shihet se dëshpërimi me qeverinë në pushtet është në kulm’.

Teksa numëron dështimet, ai konsideron se kjo qeveri ‘ia ka dhënë të mbrapshtën edhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë’, pasi që sipas tij, edhe qasja e aleatëve ka ndërruar në mënyrë negative në këtë drejtim me Qeverinë Kurti.

“Ka disa muaj që kryeministri i vendit është dorëzuar, është i gatshëm të shkojë në zgjedhje, dhe në ndërkohë nuk është duke ndodhë asgjë. Kuvendi i Kosovës është pothuajse jo efektiv, mblidhemi në tre javë në seanca të cilat nuk funksionojnë fare pasi nuk ka vullnet nga shumica për ta quar agjendën legjislative përpara. Opozita është kundër plot proceseve që kanë ndodhë në Kosovë dhe është duke e pamundësuar funksionimin normal, sepse gati këta janë në shpartallim e sipër si funksionim qeveritar. Unë shpresoj se procesi zgjedhor të ndodhë sa më shpejtë që të kemi një qeveri të përgjegjshme që merr përsipër udhëheqjen e vendit në bashkëpunim me aleatet duke u marrë me prioritetet e këtij vendi siç është ekonomia dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, është fatkeqe për shtetin e Kosovës që jemi me një situatë ku është izoluar komunikimi i rregullt jo vetëm me aleatët ndërkombëtar, por edhe me shqiptarët në rajon. Asnjëherë Kosova nuk i ka pas marrëdhëniet më të acaruara me Shqipërinë, shqiptaret në Maqedoninë e Veriut, me forcat politike të shqiptareve në Luginë të Preshevës”, deklaron Hoti.

Nga vizitat në terren, Hoti thotë se qytetarë të shumtë janë të dëshpëruar me udhëheqjen e tanishme, për çfarë thotë se LDK ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme t’ua kthejë besimin qytetarëve.

Ndonëse vendi është përballur me krizën e energjisë dhe inflacionin, Hoti thotë se për dallim të vendeve tjera që e kanë menaxhuar mirë situatën me këtë çështje, vendi ynë ka pasur mungesë të politikave të mirëfillta fiskale


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]