Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoti kërkon që të miratohet buxheti pa përfunduar viti

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti insiston se buxheti për vitin 2021 duhet që të miratohet këtë muaj në Kuvendin e Kosovës.

Mbi artikull

Hoti ka kërkuar që partitë politike t’i bëjnë propozimet e tyre për ndryshimin e projekt-buxhetit, teksa ka thënë se ai është përgatitur në mënyrën më të mirë.

“Nuk është mirë të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar”, tha Hoti. “Është një draft i përgatitur në mënyrën më të mirë të përgatitur. Të urdhërojnë grupet për ta bërë ndryshime edhe ta miratojmë”, shtoi ai.

Këto komente Hoti i bëri gjatë një vizite në Handikos bashkë me zëvendësin e tij, Driton Selmanajn dhe ministrin në detyrë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçicën.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]