fbpx

Hoti: Me këtë listë, Vetëvendosje do të bëhet copa-copa

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, e ka komentuar listën e kandidatëve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kurti bën çdo gjë për me lyp një grusht vota. Shikojani listën e tij dhe veprimet që i bën dhe s’lë asgjë pa bë.

Në listën e tij ka gjithçka, çdo gjë, gjëra që nuk qëndrojnë bashkë, gjithçka brenda kësaj liste vetëm për të fituar vota”, ka thënë Hoti.

Hoti e ka cilësuar po ashtu listë ‘ekstremiste’, duke thënë se kandidatët do të bëhen ‘copë-copë’.“Copë-copë kanë me u bë këta njerëz, sepse kush e mbanë bashkë një parti, Një parti politike një lloj mendësi, një orientim afatgjatë dhe këta s’i keni kështu.

Lideri i tyre është ekstremist i majtë dhe brenda ka njerëz ekstremistë”, tha ai.Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen te dielën e 14 shkurtit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]