Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoti: Nga shtatori nis zbatimi i planit për rimëkëmbje ekonomike

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në shtator qeveria do të fillojë me zbatimin e planit afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike. Ai ka thënë se kjo strategji zhvillimore parasheh një periudhë 5 vjeçare në vlerë deri gjashtë miliardë euro.

Mbi artikull

“Ne edhe ashtu kemi pasur në plan që në shtator të fillojmë planin afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike. Do të përballemi me krizë ekonomike sepse pandemia ka shkaktuar dëme afatgjate në çdo sektor. Kjo nënkupton një strategji zhvillimore 5 vjeçare, qe shkon deri në 6 miliardë euro”, është shprehur Hoti në takimin Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Ai ka thënë se ky këshill është organizuar me qëllim fokusimin në tema të rëndësishme sa i përket zhvillimit ekonomik.

“Siç e keni parë ne kemi riorganizuar këtë këshill me qëllim të fokusohemi në temat e rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe në këto procese që po kalojmë për shkak të situatës së pandemisë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Hoti ka shtuar se përmes këtij këshilli do ta harmonizojnë punën në sektorin privat.

“Kjo është e rëndësishme kur po përballemi me pasojat sociale. Si pjesë të programit kemi paraparë një pako me rishikimin e buxhetit prej 365 milion euro dhe e kemi shpërndarë këtë fond”, tha Hoti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]