Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur edhe rreth bordeve të cilat janë shkarkuar nga ish-kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri Hoti në Rubikon është shprehur se nuk ka qenë morale politikisht të bëhet një gjë e tillë.
Ai ka thënë se si qeveri në detyrë, këto vendime kanë qenë jo në rregull, pasi sipas tij, qeveria në detyrë merret me gjëra rutinore.
Hoti ka potencuar se do të fillojnë t’i analizojnë lëvizjet në borde dhe mund të ndodhin edhe shkarkime.
“Edhe po të kishin të drejtë, nuk është morale politikisht të bëhet një gjë e tillë. Në momentin që qeverisë i merret besimi nga Kuvendi, në atë moment ndalet ai program qeverisës. Dhe derisa ajo qeveri është në detyrë merret me gjëra rutinore. Orientimi ynë nuk është të shkarkojmë njerëz. Do t’i analizojmë me kujdes, edhe nëse na duhet t’i shkarkojmë ato borde, do t’i bëjmë në mënyra ligjore.”, tha Hoti.