Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoti: Pas dy javësh do të marrim masa ekstreme

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e mbajtur për media , ku është njoftuar për rezultatin e të infektuarve me Covid-19, tha se pas dy-tri jave do të detyrohen të marrin masa ekstreme për të ndaluar përhapjen e infektimit ndaj COVID-19.

Hoti tha se Kosova është rrethuar nga vendet të cilat kanë numër shumë të lartë të të prekurve dhe se Kosova veçse ka filluar me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19.

“Prezenca jonë këtu është shenjë që rreziku është real, që ne për dy ose tri javë të kemi të njëjtën gjendje nëpër të cilën po kalojnë shumica e vendeve të BE-së. Në regjion veçse jemi rrethu nga vendet të cilat kanë numër shumë të lartë të të prekurve. Këtu tek ne sapo ka filluar të rritet numri i të infektuarve, prandaj rreziku është real, që pas dy tri jave ne të detyrohemi që nëse numri shkon me këtë trend të marrim masa më ekstreme”, tha Hoti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]