Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoti: Qeveria do t’i ketë dy prioritete luftimin e pandemisë e rimëkëmbjen ekonomike

nga Revista Kosovarja

Në ekspozenë e tij para deputetëve, kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, e filloi duke falënderuar punëtorët shëndetësorë, të cilët ishin në vijën e parë të frontit në luftë me pandeminë COVID-19.

Mbi artikull

Hoti tha se Qeveria e ardhshme do t’i ketë dy prioritete, luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë.“Ne duhet to avancojmë raportet me komuniteteve, ne duhet ti mbështesim ata deri sa të jenë të punësuar ato komunitete. Të gjithë së bashku, e bëjmë forcën e Kosovës. Ne do të bazohemi në qeverinë tonë dhe nuk do të largohemi nga ajo.

Nisur nga situata që po përballemi, qeveria do të ketë dy prioritete”, tha ai.“Lufta kundër pandemisë, dhe rimëkëmbja pas kësaj pandemi. Krahas këtyre prioriteteve, do të kemi forcimin e shtetit, luftimin e krimit dhe korrupsionit, rritjen e punësimit, marrjen e përgjegjësive kushtetuese për ta quar përpara dialogun me Serbinë, duke ruajtur integritetin territorial”, tha Hoti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]