Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoti tregon se çfarë i tha Thaçit në takim

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është ndalur para gazetarëve pas takimit të shkurtër që e pati me presidentin Hashim Thaçi.

Hoti tha se ia ka prezantuar presidentit platformën e tij për dialogun me Serbinë dhe i ka kërkuar koordinim në këtë proces, shkruan Gazeta Sinjali.

“Atë qëndrim e prezantova sot para presidentit dhe kërkova që plotësisht të koordinohemi në këtë proces të rëndësishëm që nuk është vetëm i kësaj qeveria, por është i gjithë partive politike dhe i gjithë qytetarëve”, tha Hoti.

Çështja se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, Hoti tha se nuk u shtrua sepse sipas tij, Kushtetuta i ndanë qartë kompetencat.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ato çështje as nuk shtrohen. Kushtetuta është shumë e qartë në këtë drejtim”, u shpreh Hoti.

Ai theksoi se po mundohet që ta krijojë një konsensus të gjerë në Kosovë për çështjen e dialogut me Serbinë. /
Gazeta Sinjali/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]