Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hovenier për Asociacionin: Kurti të punojë me ne për zbatimin e kësaj marrëveshje

nga Revista Kosovarja

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që pati me Kurtin, tha se ka mirëpritur marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar nga kryeministri që të punojë me ShBA-në për zbatimin e Asociacionit.

Mbi artikull

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.

Ai theksoi se pritjet e ShBA-së mbesin të njëjta, pra zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin.

Këto komente i dërguari i Washingtonit në Kosovë i bëri pas takimit që pati në Qeveri bashkë me ambasadorë të trjerë me kryeministrin Albin Kurti.

Moneytizer Paragrafi 4