Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoxhaj: Qeveria Kurti s’ka guxim të publikojë se çka ka pranuar

nga Revista Kosovarja

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mos-publikimin e asaj se çka kanë pranuar nga marrëveshja, për të cilën thotë se tashmë të gjithë e dijmë që Qeveria Kurti po negocon fshehtë për statutin e Asociacionit.

Mbi artikull

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Kurti s’ka guximin të publikojë se çka ka pranuar, por këtë duhet ta bëjë BE-ja, sepse evropianët, siç u shpreh ai, e dijnë se sekreti qeveritar dëmton besimin e shoqërisë ndaj institucioneve, por edhe krijon bindjen e një komploti kundër të ardhmes së Kosovës.

“Nesër mbahet takimi në Bruksel, por të gjithë e dini se Qeveria Kurti po negocon fshehtë për statutin e Asociacionit. Qeveria Kurti s’ka guximin të publikojë se çka ka pranuar, por këtë duhet ta bëjë BE-ja, sepse evropianët e dijnë se sekreti qeveritar jo vetëm që dëmton besimin e shoqërisë ndaj institucioneve, por edhe krijon bindjen e një komploti kundër të ardhmes së Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]