Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoxhaj: Thaçi e Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit

nga Revista Kosovarja

Ish-kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka uruar këtë ditë duke thënë se me me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë.

Ai përmes një postimi në faqen tij zyrtare në Facebook, ka thënë se për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Sot kur festojmë 13 vite shtetësi, me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë. Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi. Këtë premtim do të vazhdojmë ta mbajmë dhe ta jetësojmë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë. Për qytetarët. Me qytetarët. Urime Dita e Pavarësisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]