Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoxhë Fatmir Latifaj e kalon me sukses operacionin në zemër

nga Revista Kosovarja

Imami i xhamisë së Shipolit, Fatmir Latifaj, ka njoftuar se e ka kaluar me sukses operacionin në zemër te cilin e bëri në një spital të Turqisë.

Mbi artikull

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se operimi ia ka eliminuar dy bllokada që pengonin elektricitetin e mirëfilltë të zemrës.

Hoxha ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Postimi i plotë:

Moneytizer Paragrafi 4

Pas vështirësisë vjen lehtësimiTë dashurit e mi vëllezër dhe motra, me ndihmën e Allahut sot pas namazit të xhumasë iu nënshtrova një ndërhyrje kardiake që përmban në vete studim konstatim dhe intervenim në fushën elektrofiziologjike të zemrës, ku m’u eliminuan dy bllokada që pengonin elektricitetin e mirëfilltë të zemrës.Falë Zotit pastaj ndërhyrjes së mjekut dhe stafit të tij e kalova me sukses edhe këtë sprovë, ku pas disa ditëve të rehabilitimit do t’i kthehem Kosovës tonë të dashur.Qofshi të bekuar të gjithë ju që më kujtuat në lutjet tuaja, dhe ju që keni shprehur interesim për gjendjen time shëndetësore. Ju përshëndes nga zemra ime e tashmë inshaAllah e shëruar!Fatmir LatifajAnkara, Turqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]