Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Humb betejën me koronavirusin vokalisti i njohur

nga Revista Kosovarja

Tommy DeVito, anëtar i grupit pop amerikan “Four Seasons”, ka vdekur në moshën 92-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19.

Mbi artikull

Vdekja e tij u njoftua nga dy anëtarë të tjerë themelues të grupit, Frankie Valli dhe Bob Gaudio, të cilët thanë se ai “do të mungonte nga të gjithë ata që e donin atë”.

DeVito u bashkua me Valli-n më 1956 dhe katër vjet më vonë ata formuan grupin “Four Seasons” me Gaudio dhe Nick Massin.

Hitet e tyre përfshinin “Oh What a Night”, “Sherry”, “Big Girls Don’t Cry and Walk Like a Man”.

Moneytizer Paragrafi 4

DeVito, u largua nga grupi, më 1970, duke thënë se ishte i lodhur nga turnetë.

“Four Seasons” ishte një nga grupet më të suksesshme “doo-wop” të viteve 1960 dhe historia e tyre formoi frymëzimin për muzikorin fitues të çmimeve “Jersey Boys”.

DeVito, i cili lindi në Belleville, New Jersey, vdiq të hënën në Las Vegas pasi u shtrua në spital me koronavirusin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]