Gazetarja Elona Duro, ka bërë një rrëfim të ndjerë për njerëzit e saj të shtrenjtë që nuk jetojnë më.
Për emisionin “S’e Luan Topi”, Duro tregon se si humbi gjyshërit, një në fillim të pandemisë dhe tjetrën në kulmin e saj, në korrik të 2020-ës.
Gazetarja thotë se 2020-ta ka qenë një ndër verat e saj më të trishta, pasi dera e fundit e gjyshërve të saj u mbyll për të mos u ndjer më kurrë ashtu.
“Pak përpara muajit shkurt largohet nga jeta gjyshja ime, pra mamaja e mamit. Dhe gjatë kohës së pandemisë, në korrik të 2020-ës, atëherë kur ende nuk e dinim ça ishte dhe ishte ajo vala e keqe që na mbylli të gjithëve, ndahet nga jeta gjyshja e babit”, deklaroj ajo.
Gazetarja tha se i ka mbetur peng, jo vetëm që nuk bëri dot gjë për ta shpëtuar, por edhe mënyra sesi e përcolli. Pa bërë ato ritet tradicionale të mortit që na karakterizojnë ne shqiptarëve.
“Më ka mbetur peng. Jo vetëm që nuk bëra dot gjë për ta shpëtuar, sepse nuk ishte as në fuqitë e mija dhe as të mjekëve, as të kohës në të cilën jetonim. Por më ka mbetur peng mënyra se si e përcolla dhe të nesërmen nuk ishte më zbatimi i atyre riteve të cilat ne shqiptarët i ruajmë. Të disatën ditë, apo të disatën ditë, por edhe atë drekën e përcjelljes ta gëzosh mes miqsh… por ne ishim kështu me maska, të larguar duke mbaruar punë shpejt e shpejt”- tha Duro.