Një person është ndalur në Gjilan, pasi ilegalisht jashtë vendkalimit kufitar nga Serbia kishte hyrë në Kosovë.
Siç njofton policia, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa nga ekipi mjekësor ju ka bërë kontrolli mjekësor dhe i njëjti në konsultim me prokurorin pas procedurave me Ministrinë e shëndetësisë dërgohet në karantinë.
“Fsh. Stublinë, Gjilan 12.05.2020-22:30. I dyshuari mashkull kosovar nga njësiti policor është takuar në rrugë, i cili ilegalisht jashtë vendkalimit kufitar nga Serbia kishte hyrë në Kosovë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa nga ekipi mjekësor ju ka bërë kontrolli mjekësor dhe i njëjti në konsultim me prokurorin pas procedurave me Ministrinë e shëndetësisë dërgohet në karantinë”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.