fbpx

Hysni Gucati zgjidhet sërish kryetar i OVL-UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Hysni Gucati është zgjedhur sërish kryetar i OVL-UÇK-së.

Delegatët e Kuvendit të pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar sot edhe një mandat 4 vjeçar Hysni Gucatit, i cili këtë pozitë e ka ushtruar edhe mandatin e kaluar.

Në këtë kuvend, Gucati i ka marrë 112 vota, kurse kundërkandidati i tij, Nasim Hardinaj ka marrë 95 vota. Në garë ishte edhe Kapllan Parduzi.

Gucati kishte ndërprerë drejtimin e OVL-UÇK-së pas arrestimit të tij nga Gjykata Speciale.

Faton Klinaku deri më sot ka qenë në krye të OVL-UÇK-së si ushtrues detyre i kryetarit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]