Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“I bënë presion që të martohej”, detaje të reja nga tragjedia në Majac

nga Revista Kosovarja

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen tragjike të tre personave në Majac të Podujevës.

Mbi artikull

Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Kosova Today”, bëri të ditur se ka marr informacione se ndaj viktimës, Ilaz Brahimit, po bëhej presion për martesë, transmeton Klankosova.tv.

“Mua nuk ma mbush mendjen askush që ti del në takim me dikë dy herë, dhe pas dy takimeve ai djali të thotë jo nuk po du me kalu, edhe ti shkon e vret. Tentimi, në mesazhet që ma kanë ardh mua dhe Jehonës, është se ajo [Ardita Gashi], ka tentuar me i mbet në dorë, ajo ka qenë çikë e cila me zor ka dashur me i mbet në dorë. Ai [Ilaz Brahimi], ka qenë djalë i diasporës, u ardh këtu me u taku dhe me u martu”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.

“Ne kemi diskutuar për një detaj shumë të rëndësishëm, që i kanë bërë presion për me u martu. Flasim edhe për një anë tjetër të patriarkalizmit që rëndon mbi burrat. Këtu janë tri koncepte”, shtoi gazetari.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa prezantuesja e emisionit “Kosova Today”, Jehona Bajrami tha se 45-vjeçari, sipas familjarëve, do duhej të kthehej të hënën në Gjermani, megjithatë këtë nuk do e arrijë kurrë.

Kujtojmë se Ardita Gashi privoi nga jeta Ilaz Brahimin dhe gruan e axhës së saj, 73-vjeçaren Miradije Gashin. Edhe vet e dyshuara vdiq si pasojë e plagëve të vetshkaktuara.

Megjithatë, rrethanat për këtë tragjedi, ende mbesin të paqarta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/