Modelja Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma po shijojnë romancën, e dedikimet dhe momentet e bukura që kalojnë së bashku nuk ua kanë kursyer as ndjekësve të tyre.
Këtë herë ata duket se janë arratisur me pushime në një vend emrin e të cilit nuk e ka zbuluar, por kjo pak rëndësi ka për ne, pasi të gjithë jemi të fokusuar të ata të dy.
Në një fotogaleri në Instagram, Jori shfaqet duke bërë një tatuazh në qafën e të dashurit të saj, që duket të jetë shkronja e parë e emrit të saj.
Më pas në një foto tjetër, shfaqet Fred De Palma duke i hequr këpucën nga këmba Jorit. Të gjitha i ka zbuluar vetë modelja.