fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

‘I dashuri im bën ‘like’ fotot e vajzave të tjera në Instagram’

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Dashni
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

“Dr. Jenn, vura re që të dashurit tim ndonjëherë i “pëlqejnë” fotot me bikini në Instagram. Nuk mendoj se do të ofendohesha nëse do të ishin të Gigi Hadid, por janë të vajzave të ndryshme, që ai as që i njeh. Si mund ta di nëse ai është fiksuar pas tyre, pa u dukur si kontrolluese apo shumë xheloze?” 

*Dr. Jenn Mann, është psikoterapiste, që u përgjigjet lexuesve për In Style. Përgjigjja e saj vijon is më poshtë:

Në gati tre dekada që kam qenë në praktikën private si terapiste, nuk ka asnjë zhvillim tjetër që kam parë që të ketë shkaktuar më shumë konflikt në çifte sesa rrjetet sociale. Ankthi që po përjetoni është i zakonshëm.

Shumica e njerëzve në një marrëdhënie kanë këndvështrime të ndryshme rreth ndërveprimit në mediat sociale. Ne priremi të supozojmë se partneri ynë do të ndihet në të njëjtën mënyrë dhe kur ata ndërveprojnë në një mënyrë që na bën të mos ndihemi rehat ose na shqetëson, ne priremi ta marrim shumë personalisht.

“Burrat janë krijesa vizuale!” Po, ata janë (sigurisht, unë njoh shumë gra që do e vlerësonin gjithashtu një foto seksi). Ne të gjithë i shohim njerëzit tërheqës. Jeni në një lidhje; ju nuk e keni humbur aftësinë tuaj për të vlerësuar një pamje estetikisht të këndshme. Por ka një ndryshim midis shikimit dhe bërjes së një deklarate publike që po shikoni.

I pafajshmi vs. fajtori “Like”

Në përvojën time klinike, ka dy lloje burrash të përkushtuar që “pëlqejnë” shkrepjen me bikini. I pari është i pafajshmi dhe i dyti është fajtori.

Njeriu i pafajshëm e pëlqen imazhin për një sërë arsyesh: ai po përpiqet të jetë i sjellshëm, dëshiron të tregojë vlerësim për një figurë të bukur, nuk është në të vërtetë duke menduar dhe thjesht pëlqen shumicën e gjërave që i dalin para. Nuk i intereson se çfarë ka bërë në rrjetet sociale. Edhe nëse ai mendon se kjo grua e veshur me bikini është shumë seksi, ai kurrë nuk do të rrezikonte lidhjen e tij dhe nuk po kërkon një lidhje tjetër. Ky djalë priret të vlerësojë sjelljen e tij bazuar në qëllimet e tij, jo bazuar në një vlerësim se si mund të perceptohet nga të tjerët ose si mund t’ju bëjë të ndiheni. Në mbrojtje të tij, nëse nuk keni pasur kurrë një bisedë, ku i thoni si ndiheni për veprimet e tij online, mos prisni që ai t’ju lexojë mendjen.

Djaloshi tjetër është “fajtori”. Ai është fajtor për përdorimin e “pëlqimeve”  për t’i dërguar një mesazh gruas në fjalë. Ai po përpiqet t’i bëjë lajka dhe të tërheqë vëmendjen e saj. Zakonisht këtë e bën me disa vajza. Mund edhe t’u komentojë dhe gradualisht, t’ju shkruajë atyre në inbox.

Vendosja e kufijve

Ndoshta është koha që ju të bëni një bisedë për rrjetet sociale, nëse kjo ju shqetëson. Kjo bisedë, ku ju flisni për kufijtë me të cilët jeni të kënaqur kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, është një pjesë e rëndësishme e një marrëdhënieje moderne.

Ata që janë të shpejtë dhe të lirshëm me “like” ndonjëherë kanë frikë se t’u thuhet të ndryshojnë sjelljen e tyre në mediat sociale është e ngjashme me të qenit i kontrolluar ose mendojnë se kufizohet liria e tyre. Kuptoni se nuk ka gjasa ta zgjidhni këtë në një bisedë. Ju nuk e ndryshoni mendimin e dikujt brenda natës. Kjo ndodh me kalimin e kohës, përmes një sërë bisedash, dhe ndërsa lidhja mes jush rritet, i dashuri juaj do të kuptojë më mirë mënyrën se si mendoni dhe pse një “like” mund t’ju lëndojë.

Unë rekomandoj të filloni me një hyrje të hapur për temën:

“Ne jemi bashkë prej pesë muajsh tani dhe nuk të kam pyetur kurrë për atë që të bën të ndihesh mirë apo jo, lidhur me rrjetet sociale. Do të doja të dëgjoja mendimet e tua dhe të ndaja disa nga të miat.”

Mund të habiteni nga ajo që mësoni për partnerin tuaj. Ndërsa biseda përparon, mund ta pyesni për pëlqimet që keni vënë re.

Siç them gjithmonë, kërkoni të kuptoni. Do të merrni shumë më tepër nga kjo bisedë dhe do të jeni në gjendje të vlerësoni nëse ai është një djalë i pafajshëm apo fajtor, nëse dëgjoni dhe mbani nën kontroll reagimet tuaja.


Etiketa: dashuriapartneretlidhjetRrjetet socialendarjetLike ne Instagram

POSTIME TË NGJASHME

Dashni

Kjo është cilësia numër 1 që gratë duan të ketë partneri i tyre

8 orë më parë
Dashni

Emocione dhe ndjenja: Si ta kuptojmë se miku është në dashuri me ty dhe si të dallojmë dashurinë nga miqësia?

8 orë më parë
Dashni

Mësoni se çfarë ndodh me trupin e mashkullit kur bën për herë të parë seks

1 ditë më parë
Dashni

Zonat ku u pëlqen grave të preken dhe ku meshkujve

1 ditë më parë
Dashni

Si të jeni të sigurt nëse marrëdhënia është serioze apo thjesht një kombinim?

1 ditë më parë
Dashni

Nga kjo përgjigjje do të kuptoni nëse ju do apo jo

2 ditë më parë
Postimi tjetër

I dashuri i Dafina Zeqirit e ka në trup tatuazhin më interesant që e keni parë

Tavë me mish dhe fasule pllaqi

Nëse partneri juaj fle në këtë pozicion, me siguri ju tradhton

TË FUNDIT

Parashikimi i motit – Vranësira e shi

2 minuta më parë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje...

Sa kafe duhet të pijnë në ditë personat që vuajnë nga tensioni i lartë

9 minuta më parë

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të rrisë...

Supë e prerë me vezë e limon

22 minuta më parë

Është një supë fantastike, që të kujton fëmijërinë, atëherë kur nëna e përgatiste menjëherë kur përfshiheshim nga ethet apo gripi....

Kjo është cilësia numër 1 që gratë duan të ketë partneri i tyre

8 orë më parë

Nëse pyetni një mashkull se çfarë mendon se kërkojnë femrat në një lidhje të re, ata do t’ju thonë se...

Këto janë dashuritë që zgjasin më shumë dhe ja pse

8 orë më parë

Dyshimi për veten, faji dhe madje edhe turpi shpesh lindin vetëm nga mendimi për të parë një mik seksualisht. Në...

Emocione dhe ndjenja: Si ta kuptojmë se miku është në dashuri me ty dhe si të dallojmë dashurinë nga miqësia?

8 orë më parë

Shpesh vajzat e reja nuk mund të gjejnë marrëdhënie dhe për të kuptuar se djaloshi ajo e konsideron vetëm një...

MË TË LEXUARAT

J.Lo dhe Ben Affleck ndahen pak javë pas martesës, arsyeja do të ju habis

Horoskopi ditor, e martë 9 gusht 2022

Pija e artë që ul ‘dukshëm’ kolesterolin dhe sheqerin në gjak

Fjolla Morina me urim prekës për ditëlindjen e vajzës: Nuk ishte e let për mua të qenurit Baba e Nanë…

Familja Destani sjellë kompaninë e veturave elektrike në Tetovë – investimi më i madh ndonjëherë në këtë zonë

Këngëtarit shqiptar i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA, ja çfarë ka bërë

Nita Rakovica, policja e parë shqiptare pjesë e uniformave blu në Zelandën e Re

Kjo është cilësia numër 1 që gratë duan të ketë partneri i tyre

Dalin detaje të reja nga dasma e Rita Orës dhe Taika Waititit

Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist