Nga buzëqeshja deri tek ushqimet, ndërtesat apo simbolet nga kultura të ndryshme, duket se sot njerëzit po zëvendësojnë fjalët me emojit ! Por sa të sigurt jeni që këto të fundit i përdorni në situatën e duhur dhe kuptimi është ai që i jepni ju ?
Me siguri një nga emojit tuaj të preferuar është zemra, por si për përdoruesit e Android ashtu dhe iPhone, ky simbol vjen në ngjyra të ndryshme ndaj Living do të shpjegojë kuptimin e tyre në mënyrë që ju të shmangni çdo keqkuptim (sidomos ata që përdorin zemrën lejla)
Zemra e kuqe:
Besojmë se nuk ka nevojë për shumë fjalë, sepse të gjithë e dimë që ky është simboli më romantik. Mesazhi që fshihet pas zemrës së kuqe është i thjeshtë: Dashuri për ju !
Zemra portokalli:
Personi që jua çon këtë nuk ka asnjë qëllim më shumë me ju! Jeni në rrethin e miqve dhe do të mbeteni aty derisa t’ju vijë një zemër në ngjyrë tjetër.
Zemra e verdhë:
Përcjell pozitivitet dhe përdoret më së shumti mes familjarëve. Pra zemra e verdhë është për të gjitha motrat, mamatë apo gjyshet tona.
Zemra e gjelbër:
Zemra blu:
është për lidhjet e ngushta shoqërore, por jo vetëm për djemtë ! Ky emoji thotë: Unë ju besoj juve dhe ju dua (por si shok) pra nuk ngatërrohet me ndjenjat e tjera.
Zemra lejla:
Ka dy kuptime: Kaos dhe i eksituar!
Zemra e zezë:
Është simboli i së errtës dhe dashurisë me sakrifica.