Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I dhënë fund beqarisë modelet Mariana Varela dhe Fabiola Valentin

nga Revista Kosovarja

Miss Argentina dhe Miss Puerto Rico kanë njoftuar se janë martuar në fshehtësi pasi pretendojnë se kanë qenë në një lidhje ‘private’ për dy vjet.

Mariana Varela, 26-vjeçe, nga Argentina dhe Fabiola Valentin, 22-vjeçare, nga Puerto Rico, u takuan për herë të parë në vitin 2020 kur përfaqësonin qarqet e tyre në konkursin “Miss Grand International”.

Përpara se të ndanin lajmin në Instagram, të sapomartuarit – të cilët nuk e konfirmuan kurrë se ishin në lidhje – folën vetëm për ‘miqësinë’ e tyre në mediat sociale.

Moneytizer Paragrafi 4

Duke njoftuar se ishin martuar, modelet ndanë të njëjtën video me ndjekësit e tyre në Instagram.

Në videon 30 sekondëshe, çifti filloi duke ndarë fragmente nga udhëtimet e tyre –përfshirë një video të tyre duke u përqafuar në plazhin Jobos në Puerto Rico dhe duke shijuar një shëtitje romantike me varkë në Meksikë.

Videoja – e cila ka mbledhur mbi 1.8 milion shikime në tre ditë – më pas kalon në natën ku ata u fejuan.

Klipi tregon apartamentin e tyre të mbushur me një shumëllojshmëri balonash kuq e bardhë, petale trëndafili dhe drita të ndryshme.

Videoja përfundon me bukuroshet duke ndarë një puthje jashtë Byrosë së Martesave në San Juan, ku u martuan më 28 tetor.

“Meqë vendosëm që lidhjen ta mbanim private, ne hapëm dyert në një ditë të veçantë. 28/10/22”, kanë shkruar vajzat në postimin e publikuar në rrjete sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]