Në “Big Brother VIP Prime” u zhvillua një debat i ashpër pasi Luizi paragjykoi Efin për pjesëmarrjen në “Përputhen”.
Luizi u shpreh se nuk do të donte që motrën e tij ta shihte para 30 djemve dhe ajo të zgjidhte njërin, siç ndodh në “Përputhen”. Këtu Arbana ndërhyri dhe i kërkoi Luizit të ketë respekt për të gjitha ato vajza duke marrë shembull edhe rastin e tij me Kiarën.
Por ç’mendim ka vetë Arbana për “Përputhen”?
Kohë më parë ajo zhvilloi një intervistë me ndjekësit ku një prej tyre e pyeti nëse e ndjek emisionin e dashurisë. “Jo, është shumë i zhurmshëm”, u përgjigj moderatorja.
/Xingal/