Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I gjeti gati 10 euro, habit me veprimin

nga Revista Kosovarja

Një grua në Fushë-Kosovë ka dorëzuar në Policinë e Kosovës dhjetë euro të cilat i kishte gjetur në rrugë.

Mbi artikull

Ky ishte një nga dy rastet e gjetjes së parave që janë regjistruar në ditët e fundit në këtë komunë.

Në rastin tjetër, një zyrtar policor ka gjetur një portofol me para në shumë treshifrore.

Për asnjërin rast nuk është lajmëruar askush si pronar i parave të humbura.

Moneytizer Paragrafi 4

“Më 02.06.2020 rreth orës 20:00 në Fushë Kosovë, nga një zyrtar policor është gjetur një portofol (kuletë) me një shumë të konsiderueshme parash (shumë tre shifrore). Me datë 03.06.2020, rreth orës 20:00 një qytetare i ka dorëzuar një shumë parash (dhjetë euro) njësisë patrulluese në detyrë, e cila ka deklaruar se parat e humbura i kishte gjetur në rrugë, afër rreth rrotullimit në qendër të Fushë Kosovës”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës, që ka thënë se pronarët mund të marrin paratë në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]