fbpx

I gjithë fshati në ndjekje të shqiptarit që vrau vëllain, momenti tronditës kur nëna e thërret

nga Revista Kosovarja

Një 26-vjeçar që vuan nga probleme të shëndetit mendor, u arrestua pak më parë, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij me thikë.

Top Channel ka siguruar videon, ku forcat e policisë dhe banorët e fshatit kërkuan26-vjeçarin.

Djemtë e fshatit duken teksa “kacavirren” nëpër mure për të parë nëse ndodhet në shtëpinë e braktisur aty pranë.

Ndërkohë dëgjohet nëna e djalit, e cila e tronditur nga humbja e djalit të vogël dhe e shqetësuar për shëndetin e djalit të madh, ajo dëgjohet t’i thotë: “Shihe mamin djali im, hajde”.

Ndërkohë i kërkon policit që t’i japin ushqim dhe ta çojnë në spital, teksa ai i siguron që “nga policia nuk e prek kush me dorë”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]