Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I infektuari nga Ferizaj që vdiq ditë më parë përhapi virusin edhe në Han të Elezit e Viti

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 250. Prej tyre 18 raste ishin vetëm nga komuna e Ferizajt.

Mbi artikull

Të gjithë të prekurit e djeshëm me koronavirus në Ferizaj ishin kontakte të të ndjerit që kishte punuar në kampin ushtarak amerikan në Bondsteel. Mirëpo, ai kishte pasur edhe kontakte të tjera, shkruan Reporteri.net.

Hani i Elezit mbrëmë u bë komuna më e re në hartën e komunave të Kosovës që kanë banorë të prekur me COVID-19.

Kryetari Rufki Suma konfirmoi se i prekuri që vjen nga Komuna e Hanit të Elezit është rast kontakti i tashmë të ndjerit nga Ferizaji që ishte shofer në Bondsteel.

Moneytizer Paragrafi 4

Kontakte me të ndjerin që vdiq ditë më parë kishin pasur edhe dy persona nga Vitia të cilët po ashtu mbrëmë rezultuan pozitivë.Kjo u konfirmua nga kryetari i Komunës Sokol Haliti.

Kujtojmë se deri tani, betejën me koronavirusin e kanë humbur shtatë kosovarë, derisa janë shëruar 52 të infektuar. /Reporteri.net