Këngëtari Blero Muharremi disa ditë më parë u largua nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’ duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
Blero tha se ka patur një luftë të brendshme emocionale që kishte filluar disa ditë para daljes së tij.
Pas daljes nga shtëpia, Blero ka reaguar për herë të parë në Instagram teksa u shpreh mirënjohës për këtë eksperiencë, ai ka falendëruar të gjithë fansat e tij për mbështetjen në rrugëtimin e tij.
Ditën e sotme ai ka bërë një reagim në faqen e tij zyrtare të Instagramit ku shprehet: Përshëndetje të gjithëve.
“Dua t’ju informoj që rrjetet e mia sociale, gjatë kohës kur kam qenë në “BBVK” janë keqpërdorur dhe nuk janë mirëmbajtur siç duhet. Tani janë në kontrollin tim dhe gjithçka është në rregull. Faleminderit për mirëkuptimin dhe faleminderit edhe një herë shumë për gjithë këtë suport që bëni. I juaji, Blero”, ka shkruar ai.