Ish-lojtari i Manchester United, Phil Mulryne vendosi të konvertohej në prift pas një jete të lodhur mes luksit, ku paratë dhe femrat ishin kryefjalë e përfitshme e tij.
Ai theksoi se pavarësisht se e kuptoi me vonesë atë se çfarë do të duhej të bënte në jetë, tashmë është i qetë, pasi ka gjetur rrugën e duhur dhe se ndjehej i lumtur që po e eksploronte.

Ish-lojtari nuk la pa përmendur edhe kohën kur ishte aktiv në sport, duke theksuar se ndjehej bosh dhe se nuk ishte i lumtur.
Mulryne është tërhequr nga futbolli në moshën 31-vjeçare në vitin 2009, ku për herë të fundit luante me Norwich.

