Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I mbijeton udhëtimit 11 orë i fshehur në rrotën e avionit

nga Revista Kosovarja

Policia holandeze gjeti një person i cili ishte fshehur në pjesën e rrotave të avionit që kishte udhëtuar nga Afrika e Jugut dhe kishte zbritur në aeroportin Schiphol të Amsterdamit

Mbi artikull

Udhëtimi nga Johannesburgu në Amsterdam kishte zgjatur 11 orë dhe avioni kishte bërë vetëm një ndalesë në Nairobi, Kenya.

Eshtë shumë e pazakontë që një person të mbijetojë në një fluturim kaq të gjatë, për shkak të të ftohtit dhe oksigjenit të ulët në lartësi të mëdha.

Mosha dhe kombësia e burrit nuk janë përcaktuar ende, thotë policia.

Moneytizer Paragrafi 4

“Burri u gjet i gjallë në pjesën e rrotës së parme të avionit dhe u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Policisë Ushtarake Mbretërore Hollandeze, Joanna Helmonds për agjencinë e lajmeve AFP.

“Është mjaft e habitshme që burri është ende gjallë”, tha ajo.

Sipas transmetuesit holandez NOS, temperatura e trupit të burrit u ngrit dhe në kohën kur mbërriti një ambulancë, ai ishte në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve themelore.

Ajo çfarë nuk dihet është nëse personi kishte hipur në aeroplan në Afrikën e Jugut apo Kenia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]