Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I mbyturi në plazhin e Velipojës, zyrtar policor nga Shtimja

nga Revista Kosovarja

Një zyrtar policor është mbytur paraditen e sotme në plazhin e Velipojës në Shqipëri.

Mbi artikull

59-vjeçari Hasan Hysenaj nga fashti Petrovë i Komunës së Shtimes, sipas policisë shqiptare  është mbytur rreth orës 11:15 të ditës së sotme në plazhin e Velipojës.

Përmes një telegrami ngushëllimi, Komuna e Shtimes ka ngushëlluar familjen e zyrtarit policor, përcjell Telegrafi.

“Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë.

Moneytizer Paragrafi 4

Me këtë rast shprehim ngushëllimet të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij!

Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin virtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!”, thuhet në telegramin e lëshuar nga Komuna e Shtimes.

Ndërkohë që 10 minuta pas kësaj tragjedie, dy persona tjerë janë mbytur në plazhin e Spillesë.

Policia shqiptare njofton se bëhet fjalë për dy të moshuar që kishin ardhur për pushime  nga Maqedonia e Veriut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]