Një i mitur e ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Rahovec.
Ky është njoftimi:
Rahovec 12.11.2020 – 19:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se i dyshuari djali i tij i mitur shkakton probleme dhe e ka sulmuar fizikisht. Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.