Një influencuese e fitnesit vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar djersitjen e tepruar.
Odalis Santos Mena, 23 vjeç, shkoi në SkinPiel, një klinikë për kujdesin e lëkurës në Meksikë, për t’iu nënshtruar një trajtimi për të minimizuar djersitjen në sqetull.
Pavarësisht garancisë se operacioni ishte i thjeshtë dhe i sigurt, ajo vdiq në fillim të procedurës. Sipas raporteve, 23-vjeçarja u anestetizua nga një punonjës i klinikës, i cili kurrë nuk ishte trajnuar si anesteziolog. Si pasojë e reja pësoi arrest kardiak disa minuta më vonë.
Sipas medieve të huaja, thuhet se shkaku i vdekjes është kombinimit i anestezisë me disa substanca anabolike (klembuterol, kreatinë dhe oksandrolon) që 23-vjeçarja kishte marrë më parë dhe nuk kishte informuar klinikën.
Prokuroria e Shtetit Jalisco hapi një hetim për tragjedinë që ndodhi të mërkurën në 7 korrik.