Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“I pëlciti kurrizi”, garuesi nga Kosova humbet jetën pas kërcimit nga Ura e Mostarit

nga Revista Kosovarja

Në Gjakovë të dielën u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë, garë kjo tashmë tradicionale për këtë komunë që organizoi edicionin e 73-të të saj.

Mbi artikull

Adrenalina e madhe është ajo me të cilën karakterizohet kjo garë, por edhe rreziku i pjesëmarrjes në të është mjaftë i madh.

Në mesin e tre anëtarëve të jurisë që vlerësonin garuesit, ishte edhe ish-garuesi dhe kërcimtari nga Ura e Fshejtë, Sokol Haliti i cili ishte kampion i kësaj gare, por edhe nënkampion i kërcimeve nga Ura e Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë.

Por, pikërisht nga ura e Mostarit, Hoti ka kujtime të hidhura pasi në vitin 1988 aty humbi jetën shoku i tij i ngushtë Besim Mulliqi pas kërcimit nga 30 metra lartësi.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai tregon për KosovaPress se deri tek ngjarja tragjike erdhi për shkak të lartësisë së madhe dhe shtypjes së lartë të ujit që i shkaktoi pëlcitjen e kurrizit Besim Mulliqit.

Hoti shton se frika se diçka e tillë mund të ndodh edhe në kërcimet nga Ura e Fshejtë i përcjellë nga vitit në vit kur nisin përgatitet për organizimin e kësaj gare.