Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I përkeqësohet gjendja shëndetësore, ikona e muzikës shtyn turneun

nga Revista Kosovarja

Ikona e muzikës Dolly Parton është detyruar të shtyjë turneun e saj të vitit 2020 në Las Vegas për shkak të problemeve shëndetësore.

Krijuesja e hitit “Jolene” ishte planifikuar të performonte gjashtë shfaqje në “The Colosseum” në Caesars Palace midis 4 dhe 13 dhjetorit, por këngëtarja 79-vjeçare tani i ka riplanifikuar shfaqjet për në shtator 2026, raporton unilad.com, transmeton Indeksonline.

Parton iu drejtua fansave të saj nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Siç e dini shumë prej jush, kam pasur disa probleme shëndetësore dhe mjekët po më thonë se duhet të bëj disa procedura”, shkroi ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Me stilin e saj karakteristik, ajo shtoi një dozë humori: “Ndërsa bëja shaka me ta, duhet të jetë koha për një kontroll prej 100,000 miljesh, por këtë herë nuk do të shkoj te kirurgu im plastik”!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]