Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I plagosuri në Prishtinë u godit me së paku katër plumba

nga Revista Kosovarja

Pak minuta më parë në qendër të Prishtinës, në rrugën “UÇK” me së paku katër plumba është plagosur Rinor Graiqevci. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Kështu kanë deklaruar mjekët e QKUK-së të cilët po merren me trajtimin e Graiqevcit.

Mbi artikull

“Gjendja është stabile për momentin. Është jashtë rrezikut për jetë, Jemi duke i pritë rezultatet e analizave. Është plagosur në shpinë dhe ka disa plagë të armës”, doktoresha Krenare Makolli.

E edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar plagosjen e këtij personi.

Sipas Policisë sot rreth orës 21:00 janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit në këtë rrugë të Prishtinës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, deklarojnë nga policia për IndeksOnline.

I plagosuri është drejtuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë shëndetësor.

Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar.

Ndërsa tani Indeksonline mëson se personi i plagosur është R.G.

Të dyshuarit besohet se kanë qenë me skuter dhe kanë shtënë në drejtim të viktimës, ku si pasojë mori lëndime trupore

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]