fbpx

I pyeti nëse kanë nevojë për ndihmë personat që u përfshinë në një aksident, u kanos nga njëri prej tyre

nga Revista Kosovarja

Një person ka raportuar se kishte hasur në një aksident trafiku dhe kur i kishte pyetur palët nëse kanë nevojë për ndihmë, njëri prej tyre e ka kanosur verbalisht dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“KANOSJE- Rr. Liman Reka, Ferizaj 06.08.2023-15:00 Ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një aksident trafiku në rrugë dhe kur kishte pyetur palët nëse kanë nevojë për ndihmë, një i dyshuar mashkull kosovar, pasagjer në njërën nga veturat e involvuara në aksident e kishte kanosur verbalisht ankuesin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti nën hetime.”

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]