Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I quajti ‘gërrnaç’, por ky mërgimtar nuk e mbron sulmin ndaj Valon Sylës

nga Revista Kosovarja

Rreth dy orë më parë, gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht nga një person pas postimeve që bëri për mërgatën.

Mbi artikull

Por këtij reagimi i është distancuar një mërgimtar, Driton Smakaj. Ai përmes një postimi tha se kushdo që e ka sulmuar Valon Sylën “nuk e ka bërë në emër të tij”.

“Edhe unë jam i diasporës. Kurrë e përjetë nuk e kisha sulmue asnjë gazetar për çfardo ofendimi ndaj meje. Kushdo që e ka sulmue, jo në emrin tim. Marre! Marre! Liria e shprehjes është baza e emokracisë!#freedomofspeech #freedomofchoice”, shkruan ai.

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku thanë se kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.