Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I riu masakron të dashurën, si dhe nënën dhe nipin e saj 4-vjeçar

nga Revista Kosovarja

Një modele është prangosur, torturuar dhe qëlluar për vdekje nga ish-i dashuri i saj xheloz pasi i kishte dhënë fund lidhjes.

Mbi artikull

23 vjeçarja Elizaveta Khlyupina, u vra së bashku me nënën e saj Svetlana Tivchenko, 52 vjeçe dhe nipin e saj katër-vjeçar, disa sekonda para se oficerët e policisë të hynin në apartamentin e tyre në Moskë

Kur policia kontrolloi banesën e vrasësit gjetën foto të shumta të Hitlerit dhe simbole naziste.Ata zbuluan gjithashtu një uniformë naziste dhe prova se ai takohej me të tjerë ekstremistë të djathtë në Rusi e Ukrainë.

Vetëm kohët e fundit vrasësi kishte marrë liçencën e armës shotgun Saiga, me të cilin kreu krimin.Një nga fqinjët tha për mediat: “Dëgjova një ulërimë të tmerrshme femre, sikur dikush po copëtohej. Ishte zëri i një femre të rritur, më pas erdhën të shtënat. Unë isha në ashensor, më pas erdhi policia”.

Moneytizer Paragrafi 4

Fëmija katër-vjeçar i vrarë, i quajtur Matvey, ishte biri i motrës së madhe të Elizaveta, Inna.Elizaveta ishte ndarë nga vrasësi pas një marrdhënieje që kishin pasur.Fqinjët thonë se ai ishte përpjekur ta rifitonte duke sjellë lule por ajo kishte refuzuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]