Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I riu nga Gjilani arrestohet pasi vidhte çantat e grave në qytet

nga Revista Kosovarja

Një vjedhje e rëndë është zbuluar dhe hetuar me sukses nga Policia e Kosovës në Gjilan, pas një serie incidentesh të ndodhura në qendër të qytetit.

Mbi artikull

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, më 2 nëntor 2025, pas një pune intensive hetimore, njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arrestuar Lirim Shabanin rreth 28-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e paraparë me nenin 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetimet kanë zbuluar se më 1 nëntor 2025, rreth orës 21:35, në sheshin e qytetit në Gjilan, i dyshuari kishte sulmuar dhe grabitur me forcë një vajzë 19 vjeçare, E.M, duke i rrëmbyer çantën e krahut në të cilën ndodheshin dokumentet personale dhe një kartë bankare në emrin e saj.

Nga hetimet e mëvonshme është konstatuar se i njëjti person kishte kryer edhe një rast tjetër vjedhjeje të rëndë, më 29 tetor 2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Lulishtja” afër tregut të gjelbër, duke përdorur të njëjtën metodë për t’i grabitur një gruaje tjetër çantën nga krahu.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që lidhen drejtpërdrejt me kryerjen e veprave penale.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]