Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I riu që vdiq dje nga aksidenti në Panorc, varroset sot pasdite

nga Revista Kosovarja

I riu Dhurim Bajrami ka humbur jetën pasi humbi kontrollin mbi makinën e tij.

Mbi artikull

22 vjeçari ndërroi jetë në aksidentin që ndodhi në fshatin Ponarc të Malishevës, dje rreth orës 12:30.

Për aksidentin, ka folur dje për Sinjalin edhe Policia në Gjakovë.

“Ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, thuhet në deklarimin e Policisë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në 17:00, në varrezat e fshatit Panorc.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]