Një nga emrat më të shquar në skenën muzikore që vazhdimisht krijon diçka të re së bashku me mbështetjen e pandalshme të bashkëshortit të saj dhe publikut besnik të cilin e fitoi përmes këngëve të paharruara që më shumë se 2 dekada e gjysmë, është këngëtarja me të cilën u rritën shumë gjenerata, pra– Gili.
Ndryshe edhe ‘ylli’ i estradës sonë e cila me zërin, bukurinë dhe profesionalizmin arriti shumë në karrierën muzikore duke u bërë ndër këngëtaret më të dalluara e shumë të respektuara, shkruan “Kosovarja”.

Gili është e martuar me tekstshkruesin Ilir Beranin, ku ka vite që janë shfaqur përherë bashkë duke mos iu zbehë asnjëherë dashuria e respekti për njëri-tjetrin.

Ndonëse Gili është edhe nënë e dy djemve, ku tani po përflitet edhe si vjehërr shkas i lidhjes së djalit të saj pamja e saj nuk e lë këtë përshtypje.
Gili edhe në këtë moshë duket aq e re e mbresëlënëse saqë nuk kanë faj kur shpesh i thonë se po dukesh më e re sesa që je.

Hiq më larg se në postin e fundit dikush po prej komentuesve mbrëmë i tha këngëtares ‘Mashallah si mi pas 18’.
Por a thua vallë kush i merrë meritat e Gilit për këtë rini të pashtershme?/Kosovarja/

