Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I vdekuri në aksidentin e sotëm në Komoran, ishte një 22 vjeçar

nga Revista Kosovarja

Sot rreth orës tetë të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në autostradën Komoran – Prishtinë.

Në aksident është përshifrë një veturë e cila nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga ka prishur rrethojën mbrojtëse dhe pastaj është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike.

Vdekjen e një personi e ka konfirmuar për Metron edhe zëdhënësi i PK’së, Baki Kelani.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani.

Moneytizer Paragrafi 4

Mësohet se shoferi ishte një djalë 22 vjeçar dhe ishte duke vozitur BMW X6.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]