Fushata elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit është ne kulmin e vet. “Lidhja Demokratike e Kosovës” ka prezantuar programin dhe listen e kandidatëve për Deputet, ku ndër ta spikatë emri i ekonomistes së njohur Ibadete Mehmeti.
Mehmeti, njihet si një grua e zonja, e cila është dëshmuar në fushën profesionale, por edhe në kauaza të fuqishme e me rëndësi, siç është ajo për ti mbështetur personat me nevoja të veçanta. “Angazhimi ynë është i qartë: të sigurojmë një shoqëri ku çdo individ ndjehet i barabartë dhe i fuqizuar”, ka thënë ne fjaliminn e saj prezantues Ibadete Mehmeti, që mbanë numrin 108.
E lindur dhe e rritur në Ferizaj, Ibadete Mehmeti ka mbaruar studimet ne Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, ku ka diplomuar gjithashtu edhe në Fakultetin Juridik. Po aty, aktualisht është duke vazhduar studimet postdiplomike në të Drejtën Komerciale dhe Kontrata.
Krahas zhvillimit akademik e intelektual, ajo ka një angazhim e përvojë të gjatë pune në media, institucione financiare e shtetërore. Pas afro 14 vitesh eksperiencë në institucionet financiare, në vitin 2016, Ibadetja punësohet si zyrtare e lartë në adminstratë shtetërore.
“Profili i saj si juriste dhe ekonomiste dhe përgatitja profesionale e përvoja e bujshme, janë jashtëzakonisht të dobishme për Lidhjen tonë. LDK është derë e hapur për kuadrot si Ibadetja, dhe angazhimi i përbashkët në këtë kohë është kontribut që u duhet vendit dhe të ardhmes së tij”, thuhet në prezantimin që “LDK” i ka bërë kandidates së re.
Ibadete Mehmeti është e martuar dhe është nënë e dy vajzave dhe një djali.
Si kandidate për deputete, Mehmeti zotohet që të promovoj politika që rrisin qasjen në arsim, punësim dhe shërbime shëndetësore për personat me nevoja të veçanta, në veçanti fëmijëve me nevoja të veçanta. Të avokoj për mbështetje financiare dhe infrastrukturore për familjet e tyre. Të shtyjmë përpara iniciativa për infrastrukturë publike të qasshme për të gjithë. Të krijojmë kushte për përfshirje dhe pjesëmarrje aktive në jetën publike dhe politike.
Mehmeti, thotë se bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme ku aftësitë kufizuese nuk janë pengesë, por mundësi për t’u fuqizuar dhe për t’i shërbyer shoqërisë.
“Me mbështetjen tuaj, do të jem zëri i tyre në Kuvend”.
#LDK #Përfshirje #Barazi #Angazhim #RrugaeRe
108✅

