fbpx

Ide: Bëjeni vetë dekorimin veror të oborrit tuaj

Kjo është një hapësirë që duhet të na sigurojë gjithë rehatinë dhe relaksimin e nevojshëm, andaj ia vlen të kujdesemi për pamjen e saj, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, për diçka të tillë, nuk është gjithmonë e nevojshme të vraponi në dyqanin e parë dhe të blini pjesët më të shtrenjta të mobilieve të kopshtit, ose të investoni në detaje të tjera të shtrenjta shoqëruese.

Për fillim, gjithmonë mund të merreni me rrethojën, që është pa dyshim përshtypja e parë që krijon mjedisi në lidhje me sipërfaqen e oborrin tuaj.

Një variant interesant, i hareshëm, është ideal për të dekoruar këtë pjesë të oborrit, veçanërisht nëse tashmë keni disa ekzemplarë të bukur të luleve në kopshtin tuaj.

Është e mjaftueshme që t’i vendosni lulet në pantofla, çizme, arka ose çanta të vjetra.

Mu ashtu siç do ta shihni vetë në galerinë tonë të vogël, nganjëherë mjafton vetëm pak kreativitet dhe pak kohë të lirë për ta shndërruar rrethojën tuaj klasike, të zakonshme në një lloj vitrine dyqani që do të tërheqë shikimet e komshinjve kureshtarë.


POSTIME TË NGJASHME

Postimi tjetër

TË FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Add New Playlist