Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Idea Dekor, kompania e dekorit që e kthen çdo moment në magji

nga Revista Kosovarja

Nga një pasion i thjeshtë për estetikën, Idea Dekor u kthye shpejt në një nga emrat më të njohur në industrinë e dekorimeve në Kosovë dhe tash e 17 vjet qe dron bindshëm në treg. Me një rrugëtim që nisi modestisht, kompania sot shquhet për profesionalizëm, kreativitet dhe përkushtim, duke sjellë standarde të reja në treg.


Shërbimet e tyre përfshijnë gjithçka që lidhet me dekorimin e momenteve të veçanta: dasma madhështore, evente korporative, festa private apo dekorime tematike dhe sezonale. Por ajo që e bën Idea Dekor të veçantë nuk është thjesht lista e gjatë e shërbimeve, por mënyra si i realizon ato, me kujdes deri në detajin më të vogël, harmoni ngjyrash dhe një çasje tërësisht të personalizuar për secilin klient.


“Çdo projekt është unik. Ne nuk bëjmë kopje, por krijojmë atmosfera që pasqyrojnë personalitetin e njerëzve”, thonë nga kompania. Pikërisht kjo filozofi e ka bërë Idea Dekor të kthehet në adresën e parë ku njerëzit drejtohen kur duan që një ditë e rëndësishme të kthehet në përvojë të paharrueshme.

Moneytizer Paragrafi 4


Sigurisht, sfidat nuk mungojnë, nga logjistika e ngjeshur deri te kërkesat e veçanta të klientëve, por ekipi i Idea Dekor i sheh këto si mundësi për të treguar kreativitetin dhe forcën e tyre profesionale, shkruan “Kosovarja”.

Rezultatet flasin vetë: qindra evente të realizuara me sukses dhe dhjetëra projekte që kanë lënë mbresa të pashlyeshme, përfshirë edhe transformimin e tërësishëm të Restorantit President në një hapësirë ëndërrash. Ndërkohë, puna e kompanisë është parë nësalla dasmash madhështore kudo në Kosovë, e specifikisht në Gjakovë, si në Roma Palace , Oita Event, Grand Oita , President, etj.

Kompania operon në gjithë Kosovën dhe Shqipërinë, duke sjellë atmosferën e saj të veçantë kudo ku kërkohet. Ndërkohë, planet për të ardhmen janë ambicioze: zgjerim i shërbimeve, sjellja e trendeve ndërkombëtare dhe shndërrimi në një pikë referimi për të gjithë rajonin.

Nëse po mendoni për një event që nuk harrohet, Idea Dekor është vendi ku idetë marrin formë dhe emocionet kthehen në realitet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]