Sot është sulmuar një nxënës i klasës së pestë i Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Prishtnë nga qentë endacakë, shkruan “Kosovarja”.
Sipas të dhënave, nxënësi është duke u trajtuar në Emergjencë, në QKUK. Dhe, nuk është hera e parë që në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, qentë endacakë i sulmojnë fëmijët dhe të rriturit.
Në çdo lagje të Prishtinës njeriu has në qenë endacakë dhe duhet pasur shumë kujdes prej tyre, sepse ata sulmojnë këdo që u kalon pranë.
Komuna është përgjegjëse për veprimet që duhet ndërmarrë me qentë endacakë, të cilët paraqesin rrezik për banorët.
“Në rast të kafshimit nga ndonjë qen i tërbuar, i vështirë është shërimi”, më thotë veterinari B. S., nga Prishtina.
Sidoqoftë, qenë endacakë hasim kudo nëpër Prishtinë, si në sheshin kryesor, por edhe në lagje të tjera të qytetit.
E, gjendja në këtë aspekt nuk është e mirë as në qytetet e tjera të Kosovës dhe askush nuk merr masa për strehimin apo edhe eliminimin e tyre.
Habit fakti se deri më tash organet kompetente as që brengosen për këtë gjë! Në anën tjetër, Prishtina po duket edhe e shëmtuar nga grupe qensh që bredhin nga një anë në anën tjetër të rrugës. S. K. /Kosovarja/