Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ikona e Londrës “vishet” me xhaketë

nga Revista Kosovarja

Ikona e qytetit të Londrës, ora “Big Ben”, në një video shihet e “veshur” me një xhaketë nga brendi rekreativ i veshjeve “The North Face”.

Mbi artikull

Kompania e modës “Shtreetwear” nxori një video në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social “X” të orës “Big Ben”, të cilës i është “veshur” një xhaketë dimërore e verdhë dhe gri nga brendi “The North Face”.

Videoja, që nuk është bërë nga “The North Face”, ka grumbulluar mbi 23 milionë shikime.

E njëjta video u shpërnda edhe në disa llogari të tjera në rrjetet sociale si “Daily Loud”, ku njerëzit shprehën shumë habi.

Moneytizer Paragrafi 4

Pavarësisht se videoja është mjaft bindëse, ajo nuk është reale, pra marka “The North Face” nuk e veshi “Big Benin” me xhaketë dimërore.

Edhe pse njerëzit menduan se marka popullore kishte bërë një përpjekje të madhe për fushatën e tyre të fundit reklamuese, ajo është larg të vërtetës. Ora “Big Ben” e cila zyrtarisht u quajt Kulla e Shën Stefanit, nuk ishte veshur me veshje dimri në realitet.

“Videoja është ndryshuar duke përdorur CGI (aplikacion me inteligjencë artificiale)”, ka shkruar vet rrjeti social “X” pikërisht nën postimin që “Shtreetwear” kishte bërë.

Përderisa “The North Face” nuk e ka përdorur CGI (inteligjencën artificiale) për të krijuar kampanja të marketingut, këtë e kanë bërë marka të tjera si brendi i grimit “Maybelline”, “Kylie Cosmetic” dhe “Hello Kitty”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/