Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, MSH e ka bërë të obligueshme bartjen e maskave në vendet e mbyllura kur ka shumë njerëz, sikurse është transporti publik, qendrat tregtare, etj.
Ndërsa rekomandohet mbajtja e distancës në vendet ku është e mundur, si dhe të vazhdohet pastrimi i duarve sikurse është rekomanduar edhe më parë.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka bërë të obligueshme mbajtjen e maskave në hapësira të mbyllura ku ka shumë njerëz për shkak se virusi Covid-19 mund të transmetohet përmes spërklave të njerëzve të infektuar.
Shumica e personave të sëmurë me koronavirus nuk shfaqin simptoma në ditët e para dhe mund të infektojnë më shumë njerëz duke mos e ditur fare.