fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

IKSHPK paralajmëron përkeqësim të gjendjes me COVID, del me njoftim për qytetarët

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat Anti-COVID dhe të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga ky virus, raporton Gazeta Express.

Nga IKSHPK kanë thënë se me shfaqjen e variantit Omicron në vend, është duke u rritur numri i rasteve të reja me COVID-19.

Ndërsa, nga ky institut kanë thënë se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vijim.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, është thënë nga IKSHPK.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) duke shtuar intensitetin çdo ditë.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.

Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!

Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare.

Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj.

Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me

dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!

Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.

Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin.

Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

VAKSINOHU!


Etiketa: Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Alarmi për bombë te Rektorati i UP-së, Policia: S’gjetëm asnjë mjet shpërthyes

5 minuta më parë
Aktuale

IHMK pezullon parashikimet e motit

18 minuta më parë
Aktuale

Policia rrethon Rektoratin e UP-së pas kërcënimit me bombë

2 orë më parë
Aktuale

Kërcënim me bombë në Rektoratin “Hasan Prishtina”

2 orë më parë
Aktuale

Djegia e Ambasadës Amerikane në Beograd pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës: Vazhdon gjykimi i 5 policëve serbë

2 orë më parë
Aktuale

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Brojë

2 orë më parë
Postimi tjetër

Donaldi nuk duron, ‘shpërthen’ në të shara

8 të vërteta që duhet t’i pranojmë në vitin 2022

Me dy gishtat lart, Stresi bën ‘show’ edhe në sallën e gjyqit

TË FUNDIT

Alarmi për bombë te Rektorati i UP-së, Policia: S’gjetëm asnjë mjet shpërthyes

5 minuta më parë

Gjatë ditës së sotme në postën elektronike të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, arriti një kërcënim serioz, për çka edhe...

Modelet tmerrojnë kalimtarët teksa përleshen nga flokët në rrugët e kryeqytetit slovak

11 minuta më parë

Një modele britanike e rrjeteve sociale ka treguar tmerrin e saj pasi u sulmua fillimisht nga një roje diskoteke e...

Martohen Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

16 minuta më parë

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj dhe partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi, duket se i kanë dhënë fund zyrtarisht...

IHMK pezullon parashikimet e motit

18 minuta më parë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka pezulluar parashikimet e motit për kohë të pacaktuar për shkak të kushteve të rënduara...

Arta Nitaj na njoftoi me kushërirën që ngjanë me të si dy pika uji

25 minuta më parë

Modelja Arta Nitaj prej vitesh tashmë është një personash i njohur në jetën publike. Ajo ndiqet nga 320 mijë persona...

U akuzua për operacione plastike, reagon Monika Kryemadhi: Bukurinë e kam nga mamaja

31 minuta më parë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas artikullit të medias austriake “Kronen Zeitung“, ku thuhej se ka shpenzuar 50...

MË TË LEXUARAT

Disa përfitime që vijnë nga konsumi i çokollatës së zezë

“Çfarë femre ka bo nana”, Arjola Demiri i bën dedikimin vetes

Në 23 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, organizohet vizitë në shtëpinë muze që mban emrin e tij

Zelensky zotohet se do ta organizojë Eurovisionin e vitit të ardhshëm në Mariupolin e shkatërruar nga lufta

Katër gjëra që femrat i bëjnë, por meshkujt nuk i durojnë

A mund të pini alkool teksa merrni antibiotikë?

Sot, gjysmëfinalja e parë e Eurovision: Sa janë shanset për finale?

Rusia kërcënon: Britaninë e rrafshojmë për 200 sekonda dhe Finlandën për 10 sekonda

Fituesit e “Eurovizionit” morrën leje nga lufta për të kënduar në festival

Kjo lule lehtëson depresionin dhe emocionet negative

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]sovarja-ks.com
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint